Ballina Lajme vendore Kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafa bëri homazhe tek dëshmori Artan Abazi

Kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafa bëri homazhe tek dëshmori Artan Abazi

52
SHPËRNDAJE

Sot, kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafa bëri homazhe tek dëshmori Artan Abazi në fshatin Lluçan.

Mustafa e përkujtoi dëshmorin në fshatin Lluçan ku edhe shkroi për të në rrjetin social Facebook:

Sot kujtojmë rënien e dëshmorit Artan Abazi në fshatin Lluçan.

Artan Abazi ishte zëvendës komandant i Shtabit të Zonës Lluçanit, Brigada “111 Fatmir Ibishi” të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Rënia heroike e dëshmorit nga Miratoca në fushëbetejë dhe angazhimi me bashluftarët e tij, vulosi përpjekjen për liri të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Lavdi e përbotshme Artan Abazit.

I qoftë dheu i lehtë e kujtimi i përjetshëm!

-----