Ballina Lajme vendore Kryetari i KKSH-së mirëpret në takim ministrin Gent Cakaj

Kryetari i KKSH-së mirëpret në takim ministrin Gent Cakaj

80
SHPËRNDAJE

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar sot patën takim Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, z.Gent Cakaj me kryetarin z.Ragmi Mustafa.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë dhe nismat e përbashkëta të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme që kanë të bëjnë me shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Veprimet konkrete të Republikës së Shqipërisë përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme janë jetike për të ardhmen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

-----