Ballina AKTUALE Kryetari i asamblesë lokale uronë festën e Kurban Bajramit

Kryetari i asamblesë lokale uronë festën e Kurban Bajramit

50
SHPËRNDAJE

Ka shkruar Ramadani në profilin e tij në facebook – “Motra dhe vëllezër besimtarë,
Në këtë ditë feste e gëzimi përveç urimeve më të përzemërta për secilin nga Ju, i thërras të gjithë vullnetmirët që të jenë më human e solidarë, më mëshirues e tolerant, të ndihmojmë njëri – tjetrin, në veçanti skamnorët, jetimët, të vetmuarit dhe të gjithë ata që kanë nevojë, veçmas në kohën kur kjo festë po në gjenë në një situatë tejet të vështirë epidimiologjike.
Fundja, njerëzimi duhet të kultivojë vlera për një jetë më të mirë, për një shoqëri më të shëndosh, dhe për një unitet dhe vëllazëri të mirëfilltë, ashtu edhe siç n’a kërkon Krijuesi.
Kjo festë e Kurban Bajramit, e reflektimit të marrëdhënieve të secilit individ me Zotin, le të shërbejë si një mundësi që gjithashtu të reflektojmë për punën dhe angazhimet tona, për obligimet ndaj shoqërisë në tanësi.
Krejtë në fund, Urime dhe me Fat Kurban Bajramin!
Zoti dhashtë mbarësi mbi punën dhe veprat tona!
Me dashuri,
Enver Ramadani – kryetar i Kuvendit komunal të Bujanocit”/BujanociNet/

----- ----- ----- -----