Ballina AKTUALE Kryetari Arifi, viziton KBI-në e Bujanocit, dhe pretë puntorët e administratës komunale...

Kryetari Arifi, viziton KBI-në e Bujanocit, dhe pretë puntorët e administratës komunale për festën e Bajramit

161
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryetari i komunës të Bujanocit, dje ka vizituar Bashkësin Islame në Bujanoc për urimet për festën e fiter Bajramit, dhe më pasë në zyrën e tij i ka pritur puntorët e administratës lokale për të uruar festën e fiter Bajramit.

Për nderë të festës së Fitër Bajramit, kryetari Arifi me bashkëpunëtorët e tij kanë vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Bujanoc, me ç’rast janë pritur nga krerët e këtij institucioni.
Në takim, përveç që uruan njëri tjetrin për festën e Fitër Bajramit, u diskutua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe përkrahjes që mund t’i jep komuna e Bujanocit institucionit të KBI-së.

Pas vizitës të cilën e ka realizuar në KBI-në e Bujanocit, edhe këtë vit ka vazhduar tradita për pritjen e punëtorëve të admnistratës komunale nga kryetari i komunës në kabinetin e tij.
Zakonisht, në ditën e dytë të Bajramit kryetari i komunës së Bujanocit në mëngjes prit punëtorët e administratës komunale, ku pasojnë urimet për festën e Bajramit.
Kryetari Arifi edhe një herë iu dëshiroi shëndet dhe punë të mbarë në punët e tyre të përditshme që kryejnë në shërbim të qytetarëve./BujanociNet/

---- ---- ----
-----