Ballina Lajme Kryetari Arifi: Urime 1 Gushti – Dita e Diasporës!

Kryetari Arifi: Urime 1 Gushti – Dita e Diasporës!

44
SHPËRNDAJE

Sot shënon data 1 gusht, ku në komunën e Bujanocit njihet si Dita e Diasporës.

Çdo vitë komuna ka pasur aktivitete të shumta për këtë ditë si shenjë mirëseardhje për bashkëqytetarët tanë që jetojnë në mërgim.

Mirëpo, 1 gushti i 2020, rrethant këtë vitë shkaku i COVID-19, e pamundësojnë shënimin e kësaj ditë.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi theksoi se këtë vitë Bujanoci nuk është i njetë, mirëpo shpresojmë ta kalojmë këtë periudh sa më mirë e shpejt, si dhe duke i uruar qytetarëve Ditën e Diasporës.

Shkrimi i plotë i kryetarit Nagip Arifit:

Të dashur bashkatdhetarë nga diaspora,

Sot, komuna e Bujanocit do të duhej të kishte festë. Do të duhej shënuar ditën tuaj, Ditën e Diasporës. Por, rrethanat e krijuara nga pandemia Covid-19 këtë vit kanë kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, në këtë rast edhe ardhjen tuaj në vendlindje.

Si rrjedhojë e kësaj, këtë vit komuna e Bujanocit nuk do të ketë aktivitete të organizuara për Ditën e Diasporës. Megjithatë, mungesa e organizimit nuk do të zbehë dashurinë ndaj jush. Qytetarët tanë janë të lidhur ngushtë emocionalisht e shpirtërisht me ju. E ndjejmë mungesën e njëri tjetrit. Këtë verë, Bujanoci nuk është i njejti si viteve më parë.

Por, shpresojmë se pandemia Covid-19 që ka ndikuar negativisht në jetërat e njerëzve anekënd botës të kalojë sa më parë, e me dëshirën që ta kalojmë pa pasur pasoja në njerëz, urojmë që verën e ardhshme të keni mundësi t’i vizitoni më të dashurit tuaj. Të gjithë kemi nevojë për njëri tjetrin.

Urime 1 Gushti – Dita e Diasporës!

NA

----- ----- ----- -----