Ballina AKTUALE Kryetarët e Bashkësive lokale të komunës Bujanocit do të organizojnë mbledhje për...

Kryetarët e Bashkësive lokale të komunës Bujanocit do të organizojnë mbledhje për të diskutuar pasivizimin e adresave

205
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nga: Nazim Hajdini dhe Reshat Salihu, Kryetar të BL-Breznicë dhe BL -Dobrosin.Sot, kisha një bisedë telefonike me Kryetarin e Bashkësisë Lokale në fshatin Dobrosin, z. Reshat Salihun.

Temë diskutimi ishte pasivizimi i vendbanimeve për shqiptarët që bëhet vazhdimisht nga shteti i Serbisë në Komunë të Bujanocit.

----

Unë, në cilësinë e Kryetarit të Bashkësisë Lokale në Breznicë dhe z. Reshat Salihu, kryetar i Bashkësisë Lokale në Dobrosin gjatë bisedës shprehëm shqetësimin tonë dhe u dakorduam që ditëve në vijim t‘i bëjmë thirrje gjithë kryetarëve të Bashkësive Lokale në Komunë të Bujanocit të organizojmë një mbledhje për të diskutuar më detajisht për këtë çështje dhe ta procedojmë pastaj në organet e mëtutjeshme një Kërkesë me shkrim bashkërisht.Pasivizimi i vendbanimeve në baza etnike në Komunë të Bujanocit është shkelje e të drejave elementare njerëzore.Takimi do të koordinohet ditët në vijim me gjitha Bashkësitë Lokale në Komunë të Bujanocit.Me respekt e nderime;

Nazim Hajdini, Kryetar i BL në Breznicë;
Reshat Salihu , Kryetar i BL në Dobrosin.

----- ----