
Kryetari i organizatës rinore Shpresa, sot me një status, ka përkujtuar ditën e daljes së UÇPMB-së në skenë, në të njejtën kohë ditën e rënjës së lavdishme të dy martirëve, vllezërit Saqipi dhe dëshmori Besim Faiku.
Në fjalimin e tij në tubimin për nder të heronjëve tane, ai theksoi:
Ish ushtarët e UÇPMB-së, e mbollën një pemë në këtë vend e cila quhet LIRI, e që ne të gjithë po jetojmë nën hijen e kësaj peme.
Kjo pemë nuk thahet asnjëherë sepse atë e ujitën me gjak dëshmorët e këtij vendi.
Lavdi dëshmorëve të UÇPMB-së, mirënjohje për jetë ish ushtarëve të kësaj ushtrie.