
Kryesia shqiptare e OSBE takim special për konfliktin Azerbajxhan-Armeni:
Shqipëria, si drejtuese e OSBE, ka ndërmarrë një tjetër hap për ndaljen e përshkallëzimit të konfliktit të armatosur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Mësohet se dje në orët e pasdites është mbajtur një takim i posaçëm i Këshillit të Përhershëm të OSBE-së mbi zhvillimet rreth konfliktit Nago-Karabak. Takimi u ndoq nga përfaqësuesit e 57 Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së.
Takimi u drejtua nga ambasadori Igli Hasani, i cili përsëriti alarmin dhe qëndrimin e kryesisë për përplasjet e vazhdueshme dhe përkeqësimin e situatës në terren.
“I zhgënjyer nga rritja e numrit të viktimave, ai përsëriti thirrjen e Kryesisë së OSBE-së për një ndalim të menjëhershëm të konfliktit, ndërsa u shprehu ngushëllimet familjeve dhe të dashurve të të vrarëve dhe të plagosurve.”, thuhet në njoftimin e OSBE.
Franca, Federata Ruse dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës – përsëritën kërkuan që palët të ndërpresin menjëherë luftimet dhe të rifillojnë negociatat për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme.