Ballina Lajme nacionale Kryeshefi i AMM-së me veturë 3Z shkon për të ligjëruar në fakultet

Kryeshefi i AMM-së me veturë 3Z shkon për të ligjëruar në fakultet

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Po vazhdon keqpërdorimi i veturave zyrtare.

Ilir Morina është profesor në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.

Por, shpenzimet e udhëtimit nuk përbëjnë kosto aq të lartë për të, ngase ai shfrytëzon veturën zyrtare për të shkuar në ligjërim.

Vetura 3Z shpeshherë është parë në afërsi të fakultetit, me të cilën udhëton drejtori Morina.

Kryeshefi i Agjensisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina më shpesh shihet ditën e enjte, atëherë kur kryen ligjeratat në Agrobiznes.

Indeksonline ka tentuar të kontaktojë drejtorin për ta pyetur lidhur me shfrytëzimin e veturës, por që i njëjti nuk është përgjigjur në thirrje.

---- ----
-----