Ballina Lajme nacionale Kryeqyteti po i humb 360 mijë euro çdo muaj në Zonën Industriale

Kryeqyteti po i humb 360 mijë euro çdo muaj në Zonën Industriale

14
SHPËRNDAJE

Prishtina humb 360 mijë euro çdo muaj në Zonën Industriale.

Qindra e mijëra euro humb çdo muaj Komuna e Prishtinës nga bizneset që shfrytëzojnë pronën e saj pa asnjë kompensim.

Këtë fakt e ka nxjerrë në raportin për Prishtinën Zyra Kombëtare e Auditimit.

Sipas këtij raporti, në vitin 2014, Komuna ka bërë verifikimin e të gjitha pronave komunale, në mesin e të cilave edhe ngastrat që janë në pjesën e quajtur Zona Industriale, shrkuan sot Koha Ditore.

ZKA-ja vlerëson se të paktën 37 parcela të kësaj zone me rreth 6 hektarë shfrytëzohen nga biznese të ndryshme pa asnjë kompensim ndaj Komunës.

Nga kjo Komuna humb çdo muaj nga 360 mijë euro. Megjithëse kjo çështje është ngritur edhe në raportin e vitit 2017, vazhdon të mbetet peng edhe sivjet.