Ballina Lajme nacionale Kryeparlamentarja Osmani për mocionin ndaj qeverisë Kurti: SHBA dhe BE dua unitet...

Kryeparlamentarja Osmani për mocionin ndaj qeverisë Kurti: SHBA dhe BE dua unitet institucional

10
SHPËRNDAJE

Nesër në orën 11:00 seanca do të mbahet seanca ku do të votohet për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti. Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani është kundër mocionit, e po ashtu edhe seancës, nisur nga situata e vështirë që vendi po kalon për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Shpreh shqetësimin tim të thellë për shëndetin e qytetarëve, i falënderoj të gjithë institucionet e Kosovës, ju bëj thirrje qytetarëve që t’i përmbahen të gjitha rekomandimeve që rrezikun nga pandemia ta kalojnë”, tha Osmani duke shtuar ““Unë kam komunikuar me Institutin Kombëtar, jo për të kërkuar leje po për të kërkuar nga ky institut që të dinim se cilët hapa duhet të merren për të siguruar mbarëvajtjen në kuadër të rregullave. Kemi kërkuar që të dimë se në tubime të tilla cilat janë kushtet të cilat duhet të plotësohen. Instituti ka rekomanduar që të sigurohet dezinfektimi sallës, kontrolli mjekësor dhe mbi të gjitha distanca fizike prej së paku dy metrash. Unë kam kërkuar nga administrata që të përgjigjet nëse salla i plotëson kushtet për një takim të tillë dhe përgjigja e administratës ka qenë që salla nuk i plotëson këto kushte”.

Kryeparlamentarja thotë se nesër i takon deputetëve që të vendosin lidhur me mocionin.

“Nesër i takon deputetëve që të vendosin se si do të votojnë lidhur me mocionin. Siç e dini kemi edhe sot një deklaratë të vendeve të QUINT-it ku kanë kërkuar unitet institucional në këtë kohë të vështirë, dhe njëkohësisht kanë kërkuar që të ruhet integriteti i institucioneve”, shton ajo.

-----