Ballina Lajme nacionale Kryeparlamentari Veseli shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit të njohur

Kryeparlamentari Veseli shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit të njohur

26
SHPËRNDAJE

Kreu i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllimet e tij për ndjekjen e gazetarit të njohu Lekë Zherka.

“Me trishtim dhe pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur dhe shumë të dashur, Lekë Zherkës.

Vdekja e hershme këtij emri të njohur të gazitarisë shqiptare, është humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për Ju, për miqtë dhe gazetarinë tonë, të cilës Leka i kontribuoi për disa dekada me shumë pasion dhe profesionalizëm.

Profesionist i mirëfilltë, shembull i rrallë i përgjegjshmërisë dhe ndershmërisë.

Me punën e tij ai kontribuoi në ngritjen dhe zhvillimin e shumë mediave në Kosovë, në edukimin e kuadrove duke ndjekur gjithmonë standardet më të larta të gazetarisë.

Shëmbëlltyra e tij do të kujtohet përjetësisht me respekt të veçantë, ndërsa vepra e tij do të mbetet e pavdekshme.

Duke ndarë dhembjen bashkë me Ju, në emër të Kuvendit dhe në emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryeparlamentarit Veseli.

-----