Ballina LifeBizare Kryengritja e 1903/ Historia e 1750 flamujve shqiptarë me sfond të kuq,...

Kryengritja e 1903/ Historia e 1750 flamujve shqiptarë me sfond të kuq, ku shqiponja fluturon mbi gjarprin

10
SHPËRNDAJE

“Le Rappel” ka botuar, të enjten e 25 dhjetorit 1903, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me prodhimin dhe përdorimin asokohe të 1750 flamujve shqiptarë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Flamuri shqiptar

(Nga korrespondenti ynë i veçantë)

Athinë, 23 dhjetor.

Flamuri shqiptar, që do të valvitet në kryengritjen e ardhshme të përgjithshme në Shqipëri, është gati.

Është një rikonstitucion i flamurit të shefit të famshëm Skënderbe. Në një sfond të kuq, ai ka imazhin e një shqiponje të zezë që fluturon mbi një gjarpër të gjelbër.

Si simbol i bashkimit të të gjitha fiseve, pa asnjë dallim, është vendosur në bosht një kryq dhe një hënë.

1,750 flamuj janë shpërndarë në mesin e korit të vullnetarëve.

Një komitet ekzekutiv u formua prej pesë anëtarësh me misionin e drejtimit të operacioneve të kryengritësve shqiptarëve.

-----