Ballina Lajme nacionale Kryeministria ndanë 125 mijë euro për ngritjen e shtatores së Adem Demaçit...

Kryeministria ndanë 125 mijë euro për ngritjen e shtatores së Adem Demaçit në Prishtinë

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Figura e veprimtarit të çështjeve kombëtare, Adem Demaçi do të ngrihet së shpejti në bronz.

Shtatorja e Adem Demaçit do të ngritët në kryqet.

----

Dhe, këtë e ka marrë përsipër Zyra e Kryeministrit e cila këtë javë ka filluar procedurat për këtë çështje.

Zyra e prokurimit në kryeministri ka shpall konkursin për realizimin e skulpturës – shtatores së atdhetarit të shquar të Kombit Shqiptar “Adem Demaçi”, shkruan ORAinfo.

Për realizimin e kësaj shtatore, Kryeministria ka ndarë 124 mijë e 500 euro.

Konkursi do të jetë i hapur për një muaj, gjegjësisht deri më 17 korrik të këtij viti.

Megjithatë, lokacioni i ngritjes së shtatores ende nuk dihet, pasi që në dokumentacionin e konkursit nuk shkruhet askund për lokacionin e shtatores. /ORAinfo/

----- ----