Ballina Sport “Kryeministri nuk na ka kthyer përgjigje”, Liga e Futbollit: Të hënën do...

“Kryeministri nuk na ka kthyer përgjigje”, Liga e Futbollit: Të hënën do bëjmë mbledhje prapë

10
SHPËRNDAJE

Nuk ka ende një përgjigje nga ana e Kryeministrit dhe Qeverisë lidhur me kërkesat e Ligës Profesioniste. Me anë të një postimi në faqen zyrtare Liga ka bërë me dije se deri më tani nuk ka ardhur ende një përgjigje e në këtë mënyrë do të ketë një tjetër mbledhje ditën e hënë për të vendosur se çfarë do të ndodhi me fatin e futbollit shqiptar.

Kategoria Superiore ishte parashikuar të niste më 12 shtator, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur pasi Liga dhe klubet kanë bojkotuar kampionatin deri në plotësimin e 4 kërkesave.

Pak ditë më parë presidenti Duka pati një takim me Kryeministrin Rama, por ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga ana e Qeverisë.

Njoftim për Shtyp

Liga Profesioniste e Futbollit bën të ditur se akoma nuk ka një përgjigje zyrtare nga ana e Qeverisë për kërkesat e saj dërguar Kryeministrit.

Në këto kushte, Liga do të mblidhet sërish ditën e hënë datë 26.10.2020 ora 11:00 në ambjentet e Stadiumit “Air Albania” për të diskutuar dhe vendosur mbi hapat e mëtejshme.

Liga Profesioniste e Futbollit
Tiranë më 25 Tetor 2020

-----