Ballina Lajme nacionale Kryeministri në detyrë Haradinaj nuk ju beson shkollave publike, e regjistron djalin...

Kryeministri në detyrë Haradinaj nuk ju beson shkollave publike, e regjistron djalin në shkollë private!

38
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradianj, nuk ka besim në shkollat publike në Kosovë. Ai ka vendosur qe djalin e tij të madh ta regjistrojë në gjimnazin privat ‘Loyola’. Viti në këtë shkollë private sillet rreth 3 mijë euro.

Kjo është larg standardit të jetesës në Kosovë.

Ndonëse Haradinaj në njërën anë vazhdimisht thekson sukseset që ka bërë Qeveria e tij, në anën tjetër ai tregon se nuk ka besim në institucionet publike, përcjell ORAinfo.

Niveli i arsimit në shkollat publike e për të cilin Haradinaj ka thënë se është përmirsuar gjatë mandatit të tij duket se nuk e ka bindur atë t’ua besojë djalin e tij, Gjinin.

Kujtojmë që po të njëjtit gjimnaz Qeveria Haradinaj ia ka ndarë 650 mijë euro.

” Në ditën e parë të shkollës për këtë vit, krah Gjinit, i cili po e nisë një etapë të re të edukimit në Gjimnazin “Loyola”. Kemi shënuar të arritura në ngritjen e cilësisë së arsimit në vend, avancim në planprograme dhe infrastrukturë moderne dhe pandalshëm do të punojmë që shkolla jonë të jetë e modelit dhe standardeve europiane. Urime fëmijëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës dhe punë të mbarë mësimdhënësve si bashkëudhëtarë në rrugën e dijes. Gjinit dhe të gjithë nxënësve kudo në Kosovë u priftë e mbara në këtë vit të ri shkollor.

RH”, ka shkruar Haradinaj në postimin e tij në Facebook duke i bërë edhe marketing këtij institucioni privat. /ORAinfo/

---- ----
----
----- ----
-----