Ballina Lajme Bota/Rajoni Kryeministri Markoviç: Në Mal të Zi nuk ka më COVID-19, e...

Kryeministri Markoviç: Në Mal të Zi nuk ka më COVID-19, e fituam betejën

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç deklaroi se në vendin e tij nuk ka më rrezik nga COVID-19, pasi është shuar.

Vendi fqinj ka hapur plazhet, e po bëhet gati për të pritur turistët. Mali i Zi ka raportuar 324 raste të konfirmuara të sëmundjes COVID-19 dhe nëntë vdekje.

----

“Beteja me një virus kaq të egër është fituar dhe Mali i Zi tani bëhet vendi i parë pa koronavirus në Evropë”, tha kryeministri Markoviç.

Ai e filloi konferencën për shtyp duke hequr maskën e fytyrës. Në fillim të marsit, republika ballkanike prej 620,000 banorësh, e cila mbështetet në të ardhurat nga turizmi përgjatë bregdetit të saj Adriatik, me kufij dhe aeroporte dhe porte detare të mbyllura, mbylli shkollat dhe ndaloi tubimet publike dhe aktivitetet në natyrë për të frenuar përhapjen e virusit.

Kreu i qeverisë tha se do të hapen kufijtë për udhëtarët nga vendet që raportojnë jo më shumë se 25 raste të infeksionit për 100,000 njerëz.

----- ----