Ballina Lajme nacionale Kryeministri Haradinaj s’ka ide pse u shty Samiti i Parisit

Kryeministri Haradinaj s’ka ide pse u shty Samiti i Parisit

13
SHPËRNDAJE

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj.

Pas mbledhjes, i pari i kësaj partie dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur konferencë për medie.

Ai ka thënë se nuk i di arsyet se pse është shtyrë Samiti i Parisit.

Haradinaj ka vlerësuar se pas takimit të Berlinit procesi i dialogut është qartësuar dhe se nga ai takim është konfirmuar se e vetmja gjë që ka mbetur pa u zgjidhur është njohja reciproke në kufijtë ekzistues.

“Tek takimi i Parisit sa herë del hairi del dhe sherri, është mirë që po qartësohet. Edhe takimi i Berlinit ka konfirmuar se e vetmja gjë që ka mbetur pa u zgjidh është njohja reciproke në kufijtë ekzistues”, ka thënë ai.

Sipas tij, pas takimit të Berlinit është kuptuar se palët nuk janë ende të gatshme të ulën për të biseduar për marrëveshjen finale.

“Hair është se është sqaruar se çka është zgjidhje dhe çka ka mbet për marrëveshjen Kosovë-Serbi, e sherr është se ende nuk jemi të gatshëm me u ulë për këtë temë”, tha ai.

-----