Ballina Lajme nacionale Kryeministri Haradinaj në Gjermani, ateron me aeroplan special dhe nderohet me gardë

Kryeministri Haradinaj në Gjermani, ateron me aeroplan special dhe nderohet me gardë

116
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës tashmë ka arritur në Gjermani.

Haradinaj aty është pritur me ceremoni ushtarake.

I pari i Qeverisë do të takohet në Gjermani me kancelaren gjermane Angela Merkel, Kryetarin e Bundestagut Ëolfgang Schauble, deputetë të të gjitha grupeve parlamentare në Bundestag, si dhe do të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” e në Lutjet e Mëngjesit në Berlin.

“Sapo ateruam në Berlin së bashku me Zëvendës Kryeministrin Pacolli. Agjendë e rëndësishme për çështje të interesit të përbashkët!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Për nder të Haradinajt, krahas flamurit të Gjermanisë dhe atij evropian është vendosur edhe i Kosovës.

Kjo vizitë është duke u realizuar rreth një muaj para takimit që do të mbahet në fillim të korrikut në Paris, në vazhdën e takimeve për arritjen e një marrëveshje me Serbinë.

---- ---- ----
-----