Ballina Lajme nacionale Kryeministri Haradinaj falënderon qytetarët që festuat me dinjitet

Kryeministri Haradinaj falënderon qytetarët që festuat me dinjitet

7
SHPËRNDAJE

Republika e Kosovës ka shënuar sot 20 vjetorin e çlirimit dhe hyrjen e trupave të NATO-s.

Kryeministri Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka shprehur falënderime për popullin e Kosovës që festuan me dinjitet.

Për të shënuar këtë përvjetor në Kosovë kanë qëndruar edhe presidenti Clinton, sekretarja e shtetit Madeleine Albright dhe ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark.

Ky është postimi i plotë në Kosovë:

Populli i Kosovës, qytetarët tanë, institucionet tona, të ndërtuara në shtetin e lirë të Kosovës, sot iu bashkuan me dinjitet dhe festuan me qytetari të lartë, shënimin e 20 vjetorit të intervenimit të NATO-së, ashtu siç e meriton, një vend i lirë, demokratik dhe i rreshtuar përkrah aleatëve tanë.

Faleminderit qytetarë të dashur!

Faleminderit Kosovë!.

-----