Ballina Lajme nacionale Kryemadhi uron Kosovën: 13 vite më pare u kurorëzuan aspiratat shekullore të...

Kryemadhi uron Kosovën: 13 vite më pare u kurorëzuan aspiratat shekullore të saj për liri e pavarësi

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Kryemadhi uron Kosovën: 13 vite më pare u kurorëzuan aspiratat shekullore të saj për liri e pavarësi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi uron Kosovën për 13 vjetorin e Pavarësisë. Kryemadhi shkruan në Facebook-un e saj se 17 shkurti, 13 vite më parë ka qenë kurorëzimi i aspiratave shekullore për liri, pavarësi, drejtësi e dinjitet njerëzor për të cilat bënë sakrificat më sublime mijëra djem e vajza.

“Në 13 vitet e pavarësisë, përparimi i Kosovës është mbresëlënës në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës, dhe në afirmimin si një partner serioz në rajon që i kontribuon paqes, sigurisë dhe integrimit të tij në BE.

Unë besoj dhe uroj që përballimi i pandemisë, zhvillimi i mëtejshëm ekonomik e social, përparimi me agjendën e integrimit në BE, si dhe marrëveshja e normalizimit me Serbinë që ka në thelb njohjen reciproke, janë sfida që Kosova do t’i përballojë në mënyrë të suksesshme”, shkruan Kryemadhi.

Kryemadhi uron Kosovën: 13 vite më pare u kurorëzuan aspiratat shekullore të saj për liri e pavarësi
Ornela Celpica

---- ----
----
----- ----
-----