Ballina Lajme nacionale Kryemadhi: Rilindja i urren shqiptarët, pas 25 prillit angazhohemi për rindërtimin e...

Kryemadhi: Rilindja i urren shqiptarët, pas 25 prillit angazhohemi për rindërtimin e Teatrit Kombëtar

6
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me gratë dhe vajzat në njësinë 1 në zonën e “Brrylit” në kryeqytet.

Kryemadhi u ndal fillimisht tek shembja e maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” të cilën e konsideroi një rrënim të memories dhe historisë.

Gjatë fjalës së saj, ajo gjithashtu u shpreh se “Rilindja” ka urrejtje për qytetarët shqiptarë, ndërsa theksoi se pas 25 prillit LSI do të angazhohet për vënien para drejtësisë të gjithë përgjegjësit që shkatërruan Teatrin Kombëtar.

Pjesë nga fjala e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi:

Ne jemi këtu te Brryli, siç mund të quhet ose ‘Brryli Brodway’. Kjo është një nga zonat më të vjetra të Tiranës edhe pse qyteti është zmadhuar, ndryshuar është bërë heterogjene për shkak dhe të pjesëmarrjes, rritjes së popullsisë dhe ndërtimeve të ndryshme. Por ka mbetur një pjesë autoktone e kësaj zone, qytetarie, e cila ka bërë që në momente të caktuara të kthjellohemi ne të politikës dhe të vijmë me këmbë në tokë.

Ne këtu, me Erisën, Etjonin apo dhe me Alertin i cili është djalë i ri. Kam një histori shumë të bukur me një mikun tim. I thashë Alerti është çun tirons, është nga ‘Ali Demi’. Kemi qenë në Jalë dhe unë me një eufori, pasi te LRI nuk kisha veç djem nga Skrapari. Dhe ky më thotë, o shefe edhe unë me orgjinë nga Skrapari jam, lind e rritur në Tiranë.

Alertin e kemi kandidat për deputet nga LRI. Për ne nuk ka rëndësi renditja, por ka rëndësi angazhimi dhe marrja e përgjegjësive dhe Alerti ka marrë përgjegjësi për të gjithë strukturën e rinisë, votuesit për herë të parë. Kemi Etjonin, një mjek doktor, na e pëlqejnë shumë analistët dhe televizionet pasi është i kthjellët i ftohtë, ndryshe nga ne që vijmë nga betejat dhe luftërat.

Për të mos folur pastaj për Erisën që ju të gjithë e njihini. Unë jam rritur me Erisën. Ajo ka qenë fëmijë unë vajzë e re. Kështu ikin vitet dhe shoqëritë konsolidohen dhe në momentet më vendimtare dhe decizive, njerëzit që të rrinë më afër janë ata që ti mendon se nuk i ke afër.

Janë disa njerëz të tjerë, që dashje pa dashje nuk janë pjesë e familjes tënde, por bëhen pjesë e një familje te madhe që është jo vetëm politike.  Njësia 1 ka problematika shumë të mëdha, por edhe ka një pjekuri politike shumë të madhe. Kam një bindje që rezultati i LSI në njësinë numër 1 do të jetë i jashtëzakonshëm.

/abcnews.al/

The post Kryemadhi: Rilindja i urren shqiptarët, pas 25 prillit angazhohemi për rindërtimin e Teatrit Kombëtar appeared first on Abc News.

---- ----
-----