Ballina Lajme nacionale Kryemadhi rikthehet pas operacionit: Nesër shkundim nga themelet Ramën, i heqim prizën

Kryemadhi rikthehet pas operacionit: Nesër shkundim nga themelet Ramën, i heqim prizën

30
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shfaqur sërish para simpatizantëve pas saj pas një shkëputje dy javore. Kujtojmë se Kryemadhi iu nënshtrua një operacioni urgjent.

Kryetarja e LSI bëri thirrje për protestën e nesërme, ku tha se shkundet nga themelet regjimi i Ramës. ‘Policët janë vëllezërit tanë’, tha ajo, teksa bëri thirrje për protesta paqësore.

“Këtë mungesë prej dy javësh do ta kompensojmë fuqishëm. Protesta e nesërme nuk është e LSI as e PD, por e shqiptarëve . Sot qytetarëtë nuk kanë ndërmend të gjejnë armikun e klasës, por të ardhmen e fëmijëve të tyre. Vetëm një pjesëmarrje madhështore do të shkundë nga themelët mentalitetin e kalbur të kryeministrit të ikur. Beteja nesër nuk është as me policët as me kryeministrinë. Ata janë vëllezërit dhe motrat tanë. Dhuna i jep jetë Ramës. Beteja jonë nuk është as me PS dhe as me institucionet, por me krimin e organizuar që ka fytyrën e Edi Ramës. Largimi i tij, mbyll përfundimisht tranzicionin shqiptar. Jemi në rrugë të mbarë. Jemi përballë një rrënojë që është në grahmat e fundit, por ne kemi vendosur që t’ia heqim prizën. Kushdo nga ne që bën kompromis kundër fëmijëvë tanë, do ketë këtë fat. Nesër me dorë në zemer dhe duke u lutur në Zot, bashkë në shesh për rrugën drejt BE”, deklaroi Krymadhi gjatë një takimi me strukturat e LSI në Tiranë.

Gazeta SHQIP

 

-----