Ballina Lajme Bota/Rajoni KRYEFAMILJARI 10-VJEÇAR! Historia e djaloshit sirianë (FOTO)

KRYEFAMILJARI 10-VJEÇAR! Historia e djaloshit sirianë (FOTO)

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Abu Rdan paguhet në monedhën e Turqisë ndërsa jeton dhe punon në një zonë të kontrolluar nga rebelët e mbështetur nga turqit, pasi kishte ikur nga qyteti i tij i lindjes, fshati Marshoureen i cili tani është i kontrolluar nga qeveria

Lindur në Alepo në vitin 2011 kur filluan protestat paqësore kundër qeverisë së Presidentit Bashar al-Assad, fëmijëria e tij është tipike. Protestat shpejt u kthyen në një konflikt shumëplanësh që ka thithur fuqitë botërore, ka vrarë qindra mijëra njerëz dhe ka zhvendosur miliona të tjerë dhe me të shkatërroi edhe jetën e Abu Rdan. Tani duke jetuar në një kamp të njerëzve të zhvendosur në Aleposin verior, Abu Rdan është bërë mbajtësi kryesor i familjes së tij pasi sëmundja e zemrës e bëri babanë e tij të paaftë për të punuar.

Ashtu si për shumë fëmijë të tjerë sirianë, shkolla është bërë një ëndërr e largët. “Ne kishim një shtëpi, unë shkoja në shkollë çdo ditë, por tash erdhëm këtu… na shkatërruan shtëpinë tonë dhe shkollën”, ka thënë ai. UNICEF ka thënë më herët se këtë muaj 90 për qind e fëmijëve në këtë vend kanë nevojë për asistencë sociale, duke u rritur për 20 për qind numri vetëm këtë vit. 10 vjet në konflikt, rreth 2.45 milion fëmijë në Siri dhe 750.000 fëmijë në vendet fqinje të Sirisë nuk shkojnë në shkollë, thonë të dhënat nga UNICEF-i.

Abu Rdan zgjohet çdo ditë me të lindur dielli dhe sfidon të ftohtin për të qëndruar buzë autostradës dhe për të udhëtuar për 10 km (6,2 milje) në fabrikën e produkteve të pastrimit ku ai punon. Ditët e tij të gjata të punës, kryesisht deri në 10 orë, i japin atij 100 lira turke (13 dollarë) në muaj. Janë të gjitha të ardhurat që ka familja e tij.

Abu Rdan paguhet në monedhën e Turqisë ndërsa jeton dhe punon në një zonë të kontrolluar nga rebelët e mbështetur nga turqit, pasi kishte ikur nga qyteti i tij i lindjes, fshati Marshoureen i cili tani është i kontrolluar nga qeveria. Asadi tani mbizotëron në shumë pjesë të vendit, i ndihmuar nga ushtria ruse dhe milicitë Shi’ite të Iranit, por Turqia, e cila mbështeste rebelët që kërkuan ta rrëzonin atë, ka pushtet mbi territore të veriperëndimit.

UNICEF thotë se 75 për qind e dhunës në Siri të regjistruar ndaj fëmijëve në vitin 2020, duke përfshirë vrasjet, dhunën seksuale, sulmet në shkolla janë në veriun e vendit. “Kur vijë nga puna në shtëpi, jam aq i lodhur, vetëm e vendosë kokën në jastëk dhe menjëherë më zë gjumi”. Ai e ndanë rrogën e tij me prindërit dhe tri motrat rrogën e tij të vogël. Duke qenë i shtyrë në përgjegjësi përtej moshës së tij, 10-vjeçari merret me shumë punë të përditshme me ekspertizën e një burri shumë më të vjetër.

The post KRYEFAMILJARI 10-VJEÇAR! Historia e djaloshit sirianë (FOTO) appeared first on KOHA.

---- ----
-----