Ballina Lajme Bota/Rajoni Kroçera u bllokua në Kubë, turistët dalin nga izolimi me avionë specialë...

Kroçera u bllokua në Kubë, turistët dalin nga izolimi me avionë specialë koronavirusi

17
SHPËRNDAJE

Rreth 700 pasagjerë të cfilitur në një kroçerë turistike britanike pas konfirmimit të koronavirusit në bord, dukeshin të lumturuar sot teksa morën fluturimet e zbritën në Londër nga Havan.

Kuba lejoi anijen MS Braemar, të ankorohej në ujërat e saj pas refuzimit të disa kombeve të Karaibeve të kërkesës së Britanisë.

Shumicë e rreth 700 pasagjerëve, të cilët ishin britanikë fluturuan sot nga aeroporti José Martí drejt Londrës ndërsa 28 njerëz u vetëizoluan.

Fluturimet u bënë me katër avionë, të dyshuarit për infeksion fluturuan veçmas. Disa prej atyre që ishin më rëndë po marrin ndihmë mjekësore në Kubë ku janë deri tani 10 raste të konfirmuar me koronavirus.

 

-----