Ballina Lajme Bota/Rajoni Kroaci/ Shtatë raste të reja me koronavirus, shkon në 46 numri i...

Kroaci/ Shtatë raste të reja me koronavirus, shkon në 46 numri i të infektuarve

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Autoritete shtetërore kroate njoftuan se së fundmi janë zbuluar shtatë persona me koronavirus, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 46. Ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh, njoftoi se pesë nga shtatë rastet e reja janë në Osijek.

“Bëhet fjalë për një përhapje familjare në dy familje nga kontaktet e mëparshme pozitive”, tha Berosh.

Aktualisht në Kroaci janë duke u analizuar 724 mostra, kurse në përpunim janë 38.

Drejtoresha e Klinikës së Sëmundjeve Infektive “Dr. Fran Mihaljevic”, Alemka Markotiç, u shpreh se pacientët e rinj me koronavirus gjithashtu nuk kanë sëmundje serioze.

Qeveria kroate në një seancë telefonike dje kufizoi çmimet e vezëve, miellit, qumështit dhe ushqimeve të tjera thelbësore.

---- ----
----
-----
-----