Ballina Lajme nacionale Kriza politike, ja kur do të votohet qeveria e re në Kosovë

Kriza politike, ja kur do të votohet qeveria e re në Kosovë

77
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, partitë politike, si PDK, LDK, AAK kanë nisur menjëherë nga puna të jetësuar bashkëpunimin e tyre politik, ku pas rrëzimit të Albin Kurtit si kryeministër, pritet të mblidhet Parlamenti për votimin e qeverisë së re.

----

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar për median në Kosovë se ekziston mundësia që seanca për votimin e Qeverise të mbahet nesër ose të hënën. Partitë politike kanë rënë dakord që kryeministër i ri të Avdullah Hoti.

“Mbledhje të kryesisë nuk kemi bërë ka konsultime lidhur me thirrjen e seancës së Kuvendit tani do të shohim edhe me kryetarin e Grupit parlamentar dhe me kandidati tonë për kryeministër se kur do thirret mbledhja e Kuvendit, por edhe me partneret tanë të AAK, Nismën dhe partnerët tjerë. Tani ekziston një mundësi që një seancë të mbahet nesër ekziston edhe mundësia qe të mbahet të hënën, nëse çdo gje është në rregull sa i takon aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese në pikëpamje të hyrjes në fuqi të këtij aktvendimi”, deklaroi Mustafa.

Në një prononcim para zyrave qendrore të LDK-së Mustafa tha se 61 vota janë siguruar për formimin e qeverise “Hoti”. Ndërkaq, nga zyra e kryeparlamentares Vjosa Osmani kanë thënë për “Zërin” se kërkesa për seancë ende nuk ka mbërritur.

----- ----