Ballina Sport Kriza ekonomike e Ferizajt, këngëtari i njohur dardan dhuron mijëra euro

Kriza ekonomike e Ferizajt, këngëtari i njohur dardan dhuron mijëra euro

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ferizaj ishte një nga skuadrat që u rrëzua nga IPKO Superliga në fund të sezonit të kaluar. Ekipi dardan është pjesë e Ligës së Parë dhe synon rikthimin në elitë.

Edhe pse problemet financiare kanë qenë të shumta, skuadra po lufton fort për t’u rikthyer në Superiore. Labinot Tahiri është një ndër personat që po japin kontribut ekonomik.

Klubi i Ferizajt ka falënderuar këngëtarin e njohur, i njohur ndryshe si Labi. “Klubi jonë falënderon Këngtarin e mirënjohur Ferizajas, Labinot Tahiri – Labi për ndihmën e ofruar për klubin tonë.

Gjithashtu, edhe aksionerët e klubit pritët të ndihmojnë, që klubi ynë të kthehet fuqishëm“, lexohet në postimin zyrtar të klubit dardan. /abcnews.al

The post Kriza ekonomike e Ferizajt, këngëtari i njohur dardan dhuron mijëra euro appeared first on Abc News.

---- ----
-----