Ballina Lajme Bota/Rajoni Krimi makabër/ I preu gishtat viktimës për të marrë 80 mijë euro...

Krimi makabër/ I preu gishtat viktimës për të marrë 80 mijë euro nga aplikacioni bankar

54
SHPËRNDAJE

Një çift është arrestuar së fundmi në Portugali si të dyshuara për vrasjen e një punonjësi hoteli dhe më pas prerjen e gishtave të tij për të hyrë në llogarinë bankare dhe vjedhjen e 80 mijë euro trashëgimi.

Punonjësja e sigurisë Maria Malveira, 19 vjeçe, akuzohet se ka mbytur ish-të dashurin Diogo Goncalves, 21 vjeç, para se të copëtonte trupin e tij me ndihmën e infermieres Mariana Fonseca, 23 vjeçe.

Malveira raportohet se më parë ka qenë në një lidhje me Goncalves por më vonë u bashkua me Fonseca. Ajo besohet se i ka ofruar të dashurit Goncalves një kërcim erotik për ta lidhur në një karrige, para se ta mbyste e më pas t’i priste gishtat, me gjurmët e të cilave do të mund të hynte në llogarinë e tij bankare në celularin e tij.

Goncalves raportohet se së fundmi kishte marrë një trashëgimi prej 80,000 euro, pasi nëna e tij ishte vrarë në një aksident rrugor, në korrik 2016.

Malveira e Fonseca besohet se kanë copëtuar trupin e Goncalves në shtëpinë e tyre në periferi të Lagos duke përdorur një shpatë dhe hanxharë, nga datat 20 deri në 25 mars. Një numër pjesësh trupore te Goncalves janë gjetur në vend ndodhje të ndryshme pranë Algarve më 27 mars.

Trupi i tij u zbulua në pikën bregdetare Sagres, rreth 15 milje në perëndim të Lagos, kur policia nisi kërkimit pas gjetjes së makinës së tij Mercedes aty pranë. Koka e tij u gjet rastësisht nga një çift francez në bregdetin e Tavira, rreth 55 milje në drejtim të kundërt. Krahët e këmbët nuk janë gjetur akoma. Policia portugeze thotë se dy gratë që nuk kanë precedentë penalë janë akuzuar me vrasje dhe pridhje të trupit njerëzor.

-----