Ballina Lajme nacionale Krijimi i Qeverisë së re, Mustafa takohet me përfaqësues të komuniteteve

Krijimi i Qeverisë së re, Mustafa takohet me përfaqësues të komuniteteve

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

LDK dhe Vetëvendosje po i vazhdojnë takimet me partitë e komuniteteve në përpjekje për të gjetur pajtushmeri për krijimin e qeverisë së re.

Kësisoj, sot kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar me përfaqësues të komuniteteve.

Ndër tjera, është diskutuar edhe mundësia e bashkëpunimit në të ardhmen.

“Mustafa me bashkëpunëtorë është takuar me përfaqësuesit e komuniteteve, Emilija Rexhepi, Veton Berisha dhe Hetem Arifi”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit, thuhet në kumtesën e LDK-së, është diskutuar për gjendjen aktuale politike, mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.

---- ----
----
-----
-----