Ballina Lajme nacionale Kreu i PDK-së kujton Thaçin dhe Veselin në pavarësinë e Kosovës, Isa...

Kreu i PDK-së kujton Thaçin dhe Veselin në pavarësinë e Kosovës, Isa Mustafa falenderon Ibrahim Rrugovën

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Kreu i PDK-së kujton Thaçin dhe Veselin në pavarësinë e Kosovës, Isa Mustafa falenderon Ibrahim Rrugovën

Urimi i kreut në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj për Kosovën, u bë duke kujtuar ish-kreun e PDK-së Kadri Veseli e ish-presidentin Hashim Thaçi, të cilët aktualisht janë në paraburgimin e Hagës, të akuzuar për krim lufte.

“Për 13 vite me radhë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli punuan çdo ditë për zhvillimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve. Çdo moment të jetës së tyre ia kushtuan përmbushjes së amanetit të dëshmorëve për liri e pavarësi. Këtë premtim do të vazhdojmë ta mbajmë dhe ta jetësojmë çdo ditë si Parti Demokratike, pasardhëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot Kosova është më e mirë sesa para 13 vitesh. Partia Demokratike do të jetë gardiani i vlerave demokratike sot dhe përgjithmonë”, ka thënë Kurti.

As urimi i Isa Mustafës nuk ka munguar. Kryetari i dorëhequr i LDK-së u shpreh se shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008 shënon një nga momentet më të rëndësishme në historinë me të re të Kosovës.

“Rruga deri të pavarësia ishte një rrugë me sakrifica dhe mund i një populli të tërë të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për ta çliruar shtetin  Projektues i pavarësisë dhe i themelimit të shtetit të Kosovës është arkitekti i saj, Dr. Ibrahim Rugova. Ai me vizionin e tij properëndimor fitoj mbështetjen e jashtëzakonshme ndërkombëtare sidomos nga SHBA-të që ta përkrahin Kosovën në arritjen e lirisë, krijimin e shtetit dhe po vazhdojnë në konsolidimin e tij. U jemi mirënjohës përjetësisht Familjes së Komandantit Legjendar, Adem Jashari, dëshmorëve të kombit dhe të gjithë atyre që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në përpjekjet e tyre të pareshtura për liri, çlirim dhe shtetndërtim”, tha Mustafa.

 

Kreu i PDK-së kujton Thaçin dhe Veselin në pavarësinë e Kosovës, Isa Mustafa falenderon Ibrahim Rrugovën
Ornela Celpica

---- ----
----
----- ----
-----