Ballina Lajme vendore Kreu i PD-së Nagip Arifi pati takim me shefin e zyrë së...

Kreu i PD-së Nagip Arifi pati takim me shefin e zyrë së Republikës së Kosovës në Beograd z. Jetish Jasharin

709
SHPËRNDAJE

Nagip Arifi sëbashku me Sali Salihun janë takuar me shefin e zyrë së Republikës së Kosovës në Beograd z. Jetish Jasharin

Në selin e PD në Bujanoc u shtjelluan shumë tema e për këtë takim foli edhe lideri i PD-së ku tha:

Në zyrën e Partisë Demokratike pritëm në takim shefin e zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd z. Jetish Jasharin. Gjatë takimit u shtjelluan temat që preokupojnë qytetarët shqiptarë në Luginë të Preshevës, si pasivizimi i shqiptarëve nga regjistri civil, mosnjohja e diplomave, e deri te migrimi i të rinjëve si pasojë e mungesës së perspektivës.