Ballina Lajme nacionale Kreu i LDK-së ngushëllon familjen Kastrati

Kreu i LDK-së ngushëllon familjen Kastrati

18
SHPËRNDAJE

Isa Mustafa ka ngushëlluar familjen Kastrati.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Kastrati me rastin e vdekjes së Binak Kastratit, ndër mjekët e parë shqiptarë në Kosovë.

“Sot pranova lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë prof. dr. Binak Kastrati, ndër mjekët e parë shqiptarë në Kosovë. Ai u angazhua tërë jetën për ndërtimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe të arsimimit të gjeneratave të reja të mjekëve në vendin tonë. Dr. Kastrati dha kontribut të pafund në institucionet shëndetësore para dhe gjatë viteve të 90-ta dhe u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës në zgjedhjet e para demokratike të vitit 1992. Dr. Kastratin do e kujtojmë gjithnjë si mjek, humanist, atdhetar dhe profesor i shumë gjeneratave të mjekëve dhe specialistëve në Kosovë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Ndryshe, Binak Kastrati ishte kryetar i Shoqatës së Mjekëve shqiptar gjatë periudhës 1990-1999 ku ishte aktiv në sensibilizimin e çështjes shqiptare duke përfaqësuar Kosovën në Evropë dhe më gjerë.