Ballina Lajme Bota/Rajoni Kreu i KB paralajmëron për rrezikun miliona njerëz të vdesin nga uria

Kreu i KB paralajmëron për rrezikun miliona njerëz të vdesin nga uria

33
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Nju Jork, 11 mars  – Miliona njerëz në të gjithë botën janë të ekspozuar në rrezik nga uria, ndërsa pandemia e koronavirusit dhe ndryshimet klimatike e rrisin kërcënimin, deklaroi sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh.

“Pa veprime të menjëhershme, miliona njerëz do të jenë në prag të urisë ekstreme dhe vdekjes,” tha Guteresh para Këshillit për siguri gjatë takimit për lidhjen midis ushqimit dhe sigurisë.

Guteresh tha se më shumë se 30 milionë njerëz në më shumë se tridhjetë vende janë “vetëm një hap larg” nga deklarimi i urisë.

“Goditjet klimatike dhe pandemia Kovid-19 shtojnë vaj në zjarrin. Unë kam një mesazh të thjeshtë: nëse nuk i ushqen njerëzit, i ushqen konfliktet, tha ai.

“Uria nuk lidhet më me mungesë të ushqimit. Tani në një masë të madhe është e krijuat nga njeriu – dhe unë qëllimisht e përdor termin. Nuk ka vend për uri në shekullin 21”, theksoi ai.

Deri në fund të vitit 2020, më shumë se 88 milionë njerëz vuanin nga uria akute për shkak të konfliktit dhe paqëndrueshmërisë – një rritje prej 20 për qind për një vit, tha Guteresh, duke e theksuar trendin e përkeqësimit në vitin 2021.

Midis zonave me rrezik të lartë janë Sahelo, Briri i Afrikës, Sudani Jugor, Jemeni dhe Afganistani.

Guteresh tha se që të shpëtohen 34 milionë njerëz në zonat me rrezik të lartë, KB dhe agjencitë e saj po bëjnë thirrje për mobilizim urgjent prej 5.5 miliardë dollarësh. Ai paralajmëroi se po krijon grup pune për “parandalim të katastrofave”, të përfaqësuar nga Programi botëror për ushqim dhe Organizata për ushqim dhe bujqësi.

The post Kreu i KB paralajmëron për rrezikun miliona njerëz të vdesin nga uria appeared first on KOHA.

---- ----
-----