Ballina Lajme vendore Kreu i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti u takua me kryetarin e...

Kreu i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti u takua me kryetarin e kuvendit të Shqipëris Gramoz Ruçi

711
SHPËRNDAJE

Kreu i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti u takua me kryetarin e kuvendit të Shqipëris Gramoz Ruçi dhe shefin e grupit parlamentare të Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë Taulant Balla.

Pajaziti i cili ishte sëbashku në takim me nënkryetarin e komunës së Preshevës Armend Aliun thanë se i paraqitëm të gjitha brengat që ballafaqohemi çdo ditë në Serbi.

Pajaziti shkroi:

Sot në dy takime shumë të rëndësishme, me frymë vëllazërore, bashkë me zëvendës kryetarin e Alternativës për Ndryshim z.Armend Aliun, i paraqitëm të gjitha brengat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët shqiptarë në Serbi.

Në takim me kryetarin e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, z.Gramoz Ruçi, u siguruam që ky institucion i rëndësishëm të jet në dijeni dhe të merr masat e nevojshme për çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë.

Në takimin me z.Taulant Balla, shef i grupit parlamentare të Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë, kërkuam ndihmë për ngritjen e çështjes së pasivizimit të adresave në instanca të Këshillit të Evropës, Parlamentit Evropian si dhe mundësinë e nxjerrjes së një rezolute për këtë çështje në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.