Ballina Lajme nacionale Krejt çka ndodhi nga helmimi i zyrtarve të KQZ-së me zarfet që...

Krejt çka ndodhi nga helmimi i zyrtarve të KQZ-së me zarfet që erdhën me vota nga Serbia

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Gjithçka rreth helmit nga zarfet me vota që erdhën nga Serbia.

Pak orë pasi ia filluan punës, zyrtarët kosovarë të KQZ-së u detyruan ta ndërpresin atë.

Kjo, për shkak të kundërmimit nga hapja e zarfeve me fletëvotime të ardhura nga Serbia, verifikimi i të cilave kishte filluar qysh në mëngjes, raporton KTV.

Përveç ankesave për kundërmim, zyrtarët u ankuan edhe për kruarje të duarve dhe të fytyrës. Nëntë prej tyre kërkuan ndihmë në Qendrën Klinike Universitare.

Në vendngjarje, për më shumë se tri orë, qëndruan njësitet policore e forenzika, të cilat u morën me ekzaminimin e hapësirës.

Në afërsi të vendit ku janë të vendosura votat nga Serbia por edhe ato nga diaspora, ishin edhe zyrtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor, por të cilët nuk dhanë shumë informata.

Kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi, tha se do kujdesen që ky rast të mos ndikojë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Detaje lidhur me rastin nuk kanë pranuar të japin as nga Policia e Kosovës, e as nga Prokuroria Speciale.

Këta të fundit, prapa kamerave, thanë se janë duke u marrë me rastin, dhe se nesër do të dalin me një komunikatë për media. E, përveç votave nga Serbia, në objektin e Ministrisë së Infrastrukturës, ku është bërë verifikimi i votave, janë edhe ato nga diaspora

---- ----
----
----- ----
-----