Ballina Lajme nacionale Krasniqi: Votimi i Ligjit për sponsorizime, një prej lajmeve më të mira...

Krasniqi: Votimi i Ligjit për sponsorizime, një prej lajmeve më të mira këtë vit

8
SHPËRNDAJE

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se votimi i Ligjit për sponsorizime është një prej lajmeve më të mira të këtij viti.

Ish – ministri i Sportit ka falënderuar të gjithë deputetët që përkrahen këtë ligj.

“Votimi i sotëm i Ligjit që e mundëson zbatimin e Ligjit për sponsorizime e që i ofron mbështetje më të madhe sportistëve dhe artistëve tanë, është një prej lajmeve më të mira të këtij viti.

Urime vajzave dhe djemve tanë që po e ngrisin lart flamurin e Kosovës anembanë botës. Faleminderit të gjithë deputetëve që e dhanë votën e tyre për këtë Ligj”, ka shkruar Krasniqi në një postim të tij në Facebook.

-----