Ballina Lajme nacionale Krasniqi ‘thumbon’ Vjosën e Albinin: Fëmijët e tyre kanë nënshtetësi të Australisë...

Krasniqi ‘thumbon’ Vjosën e Albinin: Fëmijët e tyre kanë nënshtetësi të Australisë e Norvegjië

56
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Po vazhdojnë debatet publike në mes të kandidatëve për deputetë para zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kandidati për deputet nga PDK, Memli Krasniqi, ka thënë se fëmijët e kandidatëve për Kryeministër, Vjosa Osmani nga LDK dhe Albin Kurti nga Vetëvendosje kanë nënshtetësi të dytë përveç asaj të Kosovës.

“Ne kemi tre kandidatë për Kryeministër. Fëmijët e Vjosa Osmanit kanë nënshtetësi të Australisë, fëmijët e kandidatit tjetër kanë nënshtetësi të Norvegjisë”, ka thënë Krasniqi, njofton Klan Kosova.

“Kadri Veseli ua ka prish fëmijëve të tij nënshtetësinë e Zvicrës para 7-8 vjetësh, sepse planifikon që fëmijët e tij të jetojnë këtu”.

“Nuk mund t’i duam fëmijët e tjerëve më shumë se fëmijët tanë”.

“Qysh mund ta duaj Kosovën që nuk e sheh të ardhmen e fëmijëve të vet në Kosovë?”.

---- ----
----
-----
-----