Ballina Lajme nacionale Krasniqi: Përmes lirimit nga detyra të personave me aktakuza, PDK ka vendosur...

Krasniqi: Përmes lirimit nga detyra të personave me aktakuza, PDK ka vendosur standard të ri

8
SHPËRNDAJE

Memli Krasniqi ka folur për vendimin që Kadri Veseli ka marrë për lirimin nga detyrat shtetërore zyrtarët e PDK-së me aktakuza.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se ky subjekt, përmes lirimit nga detyra të personave me aktakuza, ka dashur ta vendosë një standard të ri në politikën e Kosovës, me shpresën se do ta ndjekin subjektet e tjera.

Krasniqi, ka thënë se një vendim i tillë është i drejtë.

“Kemi dashur të themi që kudo ku një zyrtar politik që ka një pozicion partiak ballafaqohet me drejtësinë, pa e paragjykuar fundin e procesit dhe fajsinë e tij të tij, të paktën të japë një shembull, po e quaj të suspendimit të pozicionit të vet, kur është është brenda pozicionit partiak apo asaj që zgjidhet me votë, dhe poashtu për një lirim të detyrës për ata që janë të emëruar politikë”, ka thënë ai në RTK.

“Me të vërtetë besoj që është një vendim i drejtë”, shtoi tutje ai.

-----