Ballina Lajme nacionale Krasniqi nuk tregon në çfarë cilësie u ftua nga Gjykata Speciale

Krasniqi nuk tregon në çfarë cilësie u ftua nga Gjykata Speciale

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Gjykata Speciale sot ka intervistuar Jakup Krasniqin dhe Ramush Haradinaj.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përfunduar intervistimin në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së nuk ka treguar se në çfarë cilësie është ftuar për t’u intervistuar.

“E kemi kryer një obligim tonin ligjor, konform ligjeve në fuqi”, tha shkurt Krasniqi.

Ditë më parë, Krasniqi deklaroi se është fatkeqësi dhe ironi e llojit të vet që në vend se Serbia të përballet me drejtësinë për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidit, ne duhet të mbrohemi nga akuzat e saj të trilluara.

Përkundër qëndrimit të tij të hapur kritik e kundërshtues për krijimin e kësaj gjykate, Krasniqi pati thënë se do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve.

---- ----
----
-----
-----