Ballina Lajme nacionale Krasniqi me kritika ndaj Avdullah Hotit: Shembull se si nuk përfaqësohet vendi

Krasniqi me kritika ndaj Avdullah Hotit: Shembull se si nuk përfaqësohet vendi

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Jakup Krasniqi me reagim nda Avdullah Hotit.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, e ka kritikuar shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotin, pas deklarimit të këtij të fundit për vizitën e tij në SHBA.

Krasniqi në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se deputeti Hoti është shembull se si nuk përfaqësohet vendi,. transmeton rtk.

Sipas tij ajo që ka thënë Hoti është të mos dish çka përfaqëson brenda vendit e as jashtë tij.

Postimi i plotë:

Shembull se si nuk përfaqësohet vendi

Kjo që po e thotë (me fodullizem) shefi i GP të LDK-së, thënë më se buti është: mos të dish çka përfaqëson brenda vendit e as jashtë tij. Ky lloj përfaqësimi siç po e kupton intelektuali i LDK-së, nuk i duhet askujt! As LDK-së. Nëse Avdullah Hoti në SHBA e përfaqëson LDK-në, ata të tjerët përfshirë edhe Kryetarin e Kuvendit, ke duhet ta përfaqësojnë? Nëse edhe ata i përfaqësojnë partitë politike? Kosovën kush duhet ta e përfaqësoi?

---- ---- ----
-----