Ballina Lajme nacionale Krasniqi ‘godet’ PDK-në e VV-në: Na duhen njerëz që nuk shajnë, mashtrojnë...

Krasniqi ‘godet’ PDK-në e VV-në: Na duhen njerëz që nuk shajnë, mashtrojnë e gënjejnë

13
SHPËRNDAJE

Jakup Krasniqi mesazhe PDK-së e VV-së: Na duhen njerëz që nuk shajnë, mashtrojnë e gënjejnë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, shkruan se populli duhet t’u thotë jo atyre që ishin në politikë. Për partinë e tij Krasniqi thotë se distancohen nga gjuha arrogante dhe se nuk i shajnë as kundërshtarët më të mëdhenj politikë.

“Votuesi duhet t’ju thotë jo atyre njerëzve që ishin e janë në politikë, të cilët si dje ashtu edhe sot, çdo veprim politik që e bëjnë, e bëjnë vetëm e vetëm për votë e jo për ndryshim. Kosovës i duhet ndryshimi thelbësor i qeverisjes. Socialdemokracia është shpresa e mbetur”, shprehet ai.

“Nisma Socialdemokrate duhet të ndahet pa ekuivok nga politikat e shurdhëra që nuk kanë sy e veshë t’i dëgjojë e t’i shikojë drejt në sy hallet dhe kërkesat e shqiptarëve, që s’ka guxim t’u flasin njerëzve hapur e çiltër.

Gjithashtu, NISMA Socialdemokrate distancohet dhe duhet të distancohet në vazhdimësi nga çdo formë e komunikimit që prodhon konflikte të shpifura me këdo, qofshin ata edhe kundërshtarët tanë më të mëdhenj politikë.

Gjuha arrogante e komunikimit denigrues nuk i përulë kundërshtarët të cilëve iu drejtohet sa i përulë dhe i përbuzë folësit e pakulturë e të paedukatë, kudo ku ajo gjuhë shfaqet.

Lufta politike nuk duhet bërë me sharje, por vetëm e vetëm me ide e program të qartë politik, ekonomik e social”, ka shkruar Krasniqi në FB.

-----