Ballina Lajme nacionale Krasniqi: Asnjë person në PDK s’e përkrah shkëmbimin e territoreve

Krasniqi: Asnjë person në PDK s’e përkrah shkëmbimin e territoreve

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Memli Krasniqi thotë se PDK është kundër shkëmbimit të territoreve.

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në T7 ka folur edhe për dialogun me Serbinë dhe idenë e shkëmbimit të territoreve. Ai thotë se asnjë anëtarë i PDK-së asnjëherë nuk e ka përkrahur këtë ide.

“Asnjë person në PDK nuk flet për shkëmbim. Madje jemi kundër saj”, thotë ai.

“Presidenti Thaçi nuk është anëtar i PDK’së por është president i vendit”

Tutje ai thotë se roli i PDK’së në dialog do të jetë ai që ka qenë gjithmonë.

“Presidenti është bartës i politikës së jashtme. Por ne kemi qenë që qeveria të udhëheq procesin e dialogut. Dialogu është temë tepër e rëndësishme dhe PDK gjithmonë ka luajtur rolin konstruktiv edhe në kuptimin e interesit shtetëror, dhe do të vazhdojë të luajë këtë rol. Thaçi edhe kur ka qenë kryeministër përveç që është marrë me dialog është marrë edhe me punë tjera shtetërore. Shpresoj që procesi i dialogut të mos jetë arsyetim i qeverisë së ardhshme që të lihen prapa punët shtetërore”, shtoi ish-shefi i grupit parlamentar të PDK’së

---- ----
-----