Ballina Lajme nacionale KQZ tregon sa vendvotime janë numëruar deri tani

KQZ tregon sa vendvotime janë numëruar deri tani

7
SHPËRNDAJE

Po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve në QNR.

Procesi i rinumërimit po shkon drejt fundit. Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, deri në orën 16:00 janë rinumëruar 1 mijë e 173 vendvotime, raporton Express.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi i ka thënë Gazetës Express se kanë mbetur pa u rinumëruar vetëm sot deri në orën 16:00 janë rinumëruar 72 vendvotime.

“Në QNR po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i. Vetëm sot (e premte) deri në orën 16 janë rinumëruar 72 vendvotime. Pra, deri më tani janë rinumëruar 1 173 (83.37%) nga 1 407 vendvotime”, ka thënë Elezi.