Ballina Lajme nacionale KQZ shprehet e gatshme për organizimin e zgjedhjeve.

KQZ shprehet e gatshme për organizimin e zgjedhjeve.

12
SHPËRNDAJE

KQZ e gatshme për organizimin e zgjedhjeve.

Kosova ka hyrë në një situatë të re politike ku pritet të ketë edhe zgjedhje të parakohshme.

Kjo pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i cili morri ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.

Ndërkohë, partitë opozitare kanë kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi t’i kontaktojë për të diskutuar në lidhje me datën e zgjedhjeve.

Valmir Elezi nga KQZ i ka thënë lajmi.net se janë të gatshëm kurdo që kërkohet për organizimin e zgjedhjeve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është institucion i përhershëm që detyrë kryesore ka organizimin e zgjedhjeve kurdo që kërkohet”, tha Elezi.

Ai tha se KQZ do t’i përmbushë të gjitha detyrat që dalin sipas Kushtetutës.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përmbushë detyrat që dalin sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi”, vazhdoi Elezi.

I pyetur nëse kanë informacion se a do të ketë zgjedhje apo jo, ai është shprehur se nuk është në përgjegjësitë e KQZ-së të japë përgjigje.

-----