Ballina Lajme nacionale KQZ: Në ditën e zgjedhjeve duhet të keni me vete njërën nga...

KQZ: Në ditën e zgjedhjeve duhet të keni me vete njërën nga këto dokumente

8
SHPËRNDAJE

Me 6 tetor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes një njoftimi të drejtuar për media ka njoftuar votuesit se çka duhet të kenë me vete në ditën e zgjedhjeve.

Sipas këtij njoftimi, në datën e zgjedhjeve votuesit duhet të kenë më vetë një nga këto dokumente:

Letërnjoftim i vlefshëm;Pasaportë e vlefshme;. Dokument i vlefshëm i udhëtimit; dhe. Leje e vozitjes e vlefshme.

“Dokument i vlefshëm i votimit konsiderohen të gjitha dokumentet e lëshuara nga Republika e Kosovës siç i parasheh neni 90 i Ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme.”, bëhet e ditur.

----- ----- ----- -----