Ballina Lajme nacionale KQZ në ‘aksion’ pas vendimit të Supremes, nis sonte numërimin e votave...

KQZ në ‘aksion’ pas vendimit të Supremes, nis sonte numërimin e votave nga mërgata

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sonte nis numërimi i 1806 fletvotimeve të fundit nga diaspora.

Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur në favor të ankesës së Vetëvendosjes për votat e ardhura me vonesë nga diaspora.

E menjëherë pas kësaj, KQZ është vënë në lëvizje.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se me qëllim të zbatimit të këtij aktgjykimi, do të fillohet me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime, shkruan lajmi.

Pas vlerësimit, nga ora 21:00 do të fillohet me numërim.

“Me qëllim të zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme do të fillojmë me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime. Pas këtij procesi, sonte në QNR (e martë, 5 nëntor, ora 21:00) do të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve të aprovuara”, ka thënë Elezi.

---- ----
----
-----
-----