Ballina Lajme nacionale KQZ e përjashtoi nga zgjedhjet, Kurti: S’kemi marrë asnjë shkresë, jam i...

KQZ e përjashtoi nga zgjedhjet, Kurti: S’kemi marrë asnjë shkresë, jam i pari i listës

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lajmi i Fundit
KQZ e përjashtoi nga zgjedhjet, Kurti: S’kemi marrë asnjë shkresë, jam i pari i listës

Pas vendimit të KQZ në Kosovë se kandidatura e Albin Kurtit nuk do të jetë e vlefshme, ka reaguar kreu i Vetvendsjes.

Kurti për RTV Dukagjini ka deklaruar se ai apo LVV nuk kanë marrë ndonjë shkresë nga KQZ, teksa sipas tij të gjithë e dinë tashmë që ai është i pari i listës.

Ndërkohë, pranon se ka entuziazëm të jashtëzakonshëm për zgjedhjet dhe thekson se institucionet e shtetit duhet të ndjekin vullnetin e popullit e jo t’i vihen përballë.

”Unë nuk jam në dijeni për kurrëfar vendimi të tillë të KQZ-së, nuk kemi marrë ndonjë shkresë, unë si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe as kryesia.

Por, ajo çka po verejë në Kosovë është një entuziazëm i jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kurrë nuk ka pasur më shumë interesim për pjesëmarrje në këto zgjedhje dhe këtu mërgata gjithsesi prinë, por edhe populli në Kosovë, besojë që të gjithë jemi dëshmitarë që me gëzim po e presim 14 shkurtin dhe ky vullnet i madh i qytetarëve për ndryshime, në vitin 2021 besoj që duhet të ndiqet edhe nga institucionet relevante të shtetit.

Ju e dini që unë jam bartës i listës dhe këtë me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, institucionet e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit të vetëdijesuar si asnjëherë më parë në Kosovën e pasluftës dhe jo t’i vihen përballë atij”,- deklaroi Kurti.

Kujtojmë se 47 kandidatë për deputet në Kosovë nuk do t’u lejohet që të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ky ka qenë vendimi i Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, të cilët ishin të dënuar në tri vitet e fundit.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur se personat e dënuar për vepër penale me vendim gjyqësor të formës së prerë në tri vitet e fundit, nuk mund të jenë kandidatë për deputetë dhe as të fitojnë mandat në Kuvend.

“Në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitoj mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në konstatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

KQZ-ja sot u ka kthyer partive politike listat për korrigjim. Organi për organizimin e zgjedhjeve do të pres deri më 22 janar përgjigjje nga partitë për të proceduar tutje me implementimin e listave zgjedhore.

KQZ e përjashtoi nga zgjedhjet, Kurti: S’kemi marrë asnjë shkresë, jam i pari i listës
Jonida Dama

---- ----
----
----- ----
-----