Ballina Lajme nacionale KQZ del me njoftim zyrtar për ata që votojnë përmes postës

KQZ del me njoftim zyrtar për ata që votojnë përmes postës

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

KQZ thotë se votimi përmes postës nga 19 shtator deri më 4 tetor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja Valdete Daka.

Në këtë mbledhje u paraqit raporti lidhur me periudhën e regjistrimit për votim jashtë vendit,

e cila ka filluar më 30 shtator dhe është përmbyllur më 10 shtator.

Gjatë kësaj periudhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim dhe prej tyre:

– 5 mijë e 327 aplikacione janë pranuar përmes postës;

– 319 aplikacione janë pranuar përmes faksit, dhe

– 34 mijë e 667 aplikacione janë pranuar përmes e-mail adresave të shërbimit votues, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcjellë Klan Kosova.

Nga 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim që janë pranuar dhe proceduar, janë aprovuar 35 mijë e 87 aplikacione, ndërsa janë refuzuar 5 mijë e 226 aplikacione për shkak të mosplotësimit të kritereve të përcaktuara me ligj.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se Votimi Përmes Postës do të fillojë të enjten, më 19 shtator, dhe do të përfundojë më 4 tetor.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 6 tetor 2019.

---- ----
----
----- ----
-----