Ballina Lajme nacionale KQZ cakton kufirin e shpenzimeve për fushatë

KQZ cakton kufirin e shpenzimeve për fushatë

14
SHPËRNDAJE

Shpenzimet e fushatës së KQZ-së për zgjedhje po arrin shumën afër një milion.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka marrë vendim për shpenzimet e fushatës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka vendosur për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Sipas këtij vendimi, KQZ-ja ka përcaktuar kufirin e shpenzimeve të fushatës për subjektet politike, në shumën prej 986 mijë e 233 euro, pra 0.5 euro për votues të regjistruar.

Ky vendim mbështetet në listën preliminare të votuesve.

Sipas KQZ-së, numri i votuesve sipas listës preliminare të regjistrit civil është 1 milion e 972 mijë e 466.

-----